Kategoria e Parë / Egnatia dhe Burreli nuk e lëshojnë kreun e grupeve

20 Mars 2021
15:50
Alfred Lleshi
back button

U luajtën disa ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Dy sfidat e grupeve, Burreli-Erzeni dhe Egnatia-Besa janë fituar nga vendësit. Matjanët kanë hasur në shumë vështirësi, teksa duhej pritur minuta e 87-të, që Danaj të zhbllokonte rezultatin e bardhë, duke mbajtur në pozita kryesuesi të tijtë. Aktualisht, grupi A kryesohet nga dy skuadra: Burreli dhe Dinamo, me nga 29 pikë.

Rrogozhinasit tregojnë forcën reale ndaj Besës, duke shënuar tri herë në portën e saj. Rezultati final në favor të Egnatias e afron edhe më shumë atë me Superioren, duke qenë e distancuar 6 pikë nga ndjekësi më i afërt, Pogradeci, për momentin. Dy ballafaqimet e tjera të sotme në Kategorinë e Parë kanë prodhuar: barazim pa gola në Partizani B-Oriku dhe fitoren minimale të lushnjarëve ndaj Flamurtarit.

Kategoria e Parë, java e 16-të
Grupi A
Burreli Erzeni  1-0
Golat: Danaj 87’

Partizani B-Oriku 0-0

Grupi B
Egnatia-Besa  3-1
Golat: Shtubina 14’ (pen), Silva Eller 72’, A.Magani 90+3’ / Nunes Da Silva 18’ (pen)

Lushnja-Flamurtari  1-0
Golat: M.Haxhiu 62’

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit