Kërkohet nga gjysma e Europës, shqiptari habit: Nuk kam oferta!

14 Shtator 2019
9:57
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Vedat Muriqi është një ndër emrat më të lakuar të momentit. Shqiptari u transferua në merkaton e verës te skuadra e Fenerbahçes duke vazhduar me paraqitjet e mira. Shtatlarti nuk ndalet së shënuar, pasi këtë e ka treguar me turqit, por dhe me kombëtaren e Kosovës kur i shënoi Anglisë dhe Çekisë në dy ndeshjet e fundit. 

Tottenhami çoi skautë për ta ndjekur nga afër Muriqin dhe duket se trajneri Pochettino po e mendon seriozisht për merkaton e janarit. Në krahun tjetër, shqiptari ka larguar zërat e merkatos nga vetja duke qëndruar me këmbë në tokë dhe falenderuar shokët e ekipit. 

Nëse jam duke bërë ndeshje të mira, nuk është vetëm për meritën time. Suksesi nuk është vetëm i imi, por i të gjithë ekipit. Nuk kam ofertë për t’u transferuar në ndonjë ekip tjetër“, – tha ai.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit