Kosova hap krahun, Ademi: Fitojmë me Maqedoninë në Shkup

21 Nëntor 2019
17:48
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, foli në lidhje me vizitën surprizë që i bënë Maqedonisë së Veriut në sfidën kundër Izraelit. Ai së bashku me trajnerin Bernard Challandes dhe një delegacion nga FFK panë nga afër kundërshtarët e “Dardanëve” në UEFA Nations League. 

Numri një i Federatës thekson se skuadra e tij nuk e ka problem të luajë në Shkup dhe shanset që të kalojnë më tej janë reale. “Ishim në Shkup për të ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veriut është kundërshtar i yni në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve”.

Ademi pranon se skuadra maqedonase mund të kalohet, pasi as nuk duhet nënvlerësuar as nuk duhet mbivlerësuar. “Ndeshja nuk ishte me peshë në mënyrë që të kuptojmë fuqinë e maqedonasve, megjithatë nuk është ekip për tu nënvlerësuar. Besoj se ne kemi ekip më të mbledhur se Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup”, –  tha presidenti i FFK, Agim Ademi. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit