“Krasitje” në Korçë, largohet një sulmues

4 Janar 2019
10:48
back button

Skënderbeu e mbylli shumë keq vitin 2018, duke humbur disa ndeshje rresht dhe duke humbur terren ndaj kreut të tabelës.

Situata nuk është dramatike, por është e qartë që disa gjëra nuk kanë funksionuar ashtu si pritej.

Problemi kryesor qëndron te fakti që disa lojtarë nuk janë ngjitur në nivelin e pritshmërive dhe kjo vlen sidomos për të huajt, që qartësisht nuk janë në nivelin e përforcimeve që Skënderbeu ishte mësuar të bënte vitet e fundit. 

Gjithsesi, për momentin lojtarët e huaj janë ende pjesë e Skënderbeut, ndërsa i pari që largohet është një shqiptar, Realdo Fili.

Sulmuesi shkoi në Korçë me shpresa të mëdha, duke parë edhe shansin e shpërthimit në një skuadër të rinovuar dhe me moshë të re. Megjithatë, nuk ka shkuar ashtu si pritej dhe Fili ka luajtur shumë pak, duke qenë një nga gabimet e merkatos së skuadrës korçare. 

Për këtë arsye, tashmë aventura korçare e Filit merr fund dhe sipas SportEkspres.com fieraku 22-vjeçar pritet të shkojë te Luftëtari, që i garanton minuta, aq më shumë që janë larguar Shkurtaj e Rroca. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit