Skuadra e Cleveland, kryesuese e renditjes në NBA, u mund 93-108 në fushën e saj nga Indiana, një rezultat befasues. Vendimtar stoli për skuadrën mike, nga ku erdhën 43 pikë. Përfiton Boston, që fitoi në sekondat e fundit 120-119 ndaj neë Orleans, ndeshje ku u dallua Tatum me 38 pikë.
Fitore të lehtë korri Denver, që mundi 112-101 Dallas jashtë fushe. Westbrook me 21 pikë e Jokic me 19 u dalluan për miqtë. Zhgënjen sërish skuadra e Milwaukee, që u mund thellë 140-106 nga New York. Jalen Brunson me 44 pikë ishte protagonistë për vendasit në këtë sfidë.
Oklahoma konfirmohet si skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar sot 136-105 ndaj Washington, ndeshje ku dyshja Shai-Wiggins realizoi 50 pikë së bashku. Pas kohës shtesë fitoi Utah Jazz, që mundi 112-111 Brooklyn, ndërsa Phoenix mundi 120-113 Charlotte falë 30 pikëve të Booker.
NBA-Rezultatet e sotme
Dallas – Denver, 101-112
New York – Milwaukee, 140-106
Chicago – Sacramento, 119-124
Boston – New Orleans, 120-119
Cleveland – Indiana, 93-108
Orlando – Philadelphia, 104-99
Washington – Oklahoma, 95-136
Utah Jazz – Brooklyn, 112-111
Phoenix – Charlotte, 120-113







