Kukësi gati për ndeshjen ndaj Apolonisë, ka një mungesë të rëndësishme!

22 Janar 2019
20:06
back button

Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të 1/8-ve finale të Kupës së Shqipërisë, që do të luajë nesër ndaj Apolonisë në Fier. Me anë të një komunikate publikuar në faqen zyrtare të klubit, mësohet se trajneri Armando Cungu ka testuar ekipin në prag të takimit të rëndësishëm të kupës. Ai nuk ka pasur në dispozicion portierin Faton Maloku, që u dëmtua  gjatë fazës përgatitore në Turqi. Pjesa tjetër e grupit është gati për sfidën.

Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e parë ndaj Apollonisë së Fierit, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional’, ora 14:30.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Armando Cungu ka testuar gjendjen e grupit duke i dhënë një rëndësi të veçantë kësaj përballje, pasi përkon dhe me paraqitjen e parë zyrtare të skuadrës për vitin 2019.

Gjatë stëvitjes së sotme, numri një i bankinës kuksiane nuk ka patur nën urdhërat e tij portierin Faton  Maloku, pasi vuan nga dëmtimi i shkaktuar në ndeshjen miqësore përballë Basaksehir,  takim i realizuar në Antalia të Turqisë.

Skuadra do të qëndrojë në një nga hotelet e qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Fierit për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019, në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ ora 14:00”-përfundon njoftimi i Kukësit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit