KUPA E SHQIPËRISË: finalja Tirana-Kukësi, ja llogaritë Europiane, shifrat dhe historia

8 Maj 2019
19:00
Anton Cicani

Më datën 2 qershor, do të luhet finalja Tirana-Kukësi në "Elbasan Arena". Për bardheblutë kjo do të jetë finalja e 25-të në historinë e klubit bardheblu, ndërsa në 16 raste, ekipi i kryeqytetit ka arritur të triumfojë dhe vetëm 8 herë e ka humbur. Madje, Kupa e fundit erdhi në sezonin e mallkuar të rënies nga kategoria, kur mundi në finale Sknëderbeun, edicioni 2016-2017.

Ndërkohë, për Kukësin, që gjithashtu ka arritur të eliminojë Skënderbeun në gjysmëfinale, do të jetë finalja e katërt në historinë e klubit, teksa në 3 të mëparshmet ka fituar një Kupë, pikërisht me Ernest Gjokën në stol. 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Dy finale i ka humbur. Nëse fiton Kukësi, vendi i katërt shkon në Europa League. Aktualisht, atë renditje në kampionat e mban Teuta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit