LAJMI I FUNDIT: CAS vendos për Skënderbeun, tërmet në futbollin shqiptar!

12 Korrik 2019
13:04
Eraldo Harlicaj
back button

CAS ka lënë në fuqi dënimin për ekipin e Skënderbeut. Vendimi u publikua në sajtin zyrtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin në Lozanë dhe korçarët do të mbeten të dënuar për 10 vite përjashtim nga UEFA dhe me 1 milion euro gjobë. 

Vendimi u publikua në sajtin zyrtar të CAS-it vetëm para pak minutash ku shpjegohet se Skënderbeu mbetet i dënuar dhe nuk ka shpëtim për ekipin shqiptar. UEFA ka fituar betejën me klubin tonë, që tashmë futet në ujëra krejtësisht të turbullta.
CAS shpjegon në vendim se lë në fuqi masën disiplinore nga UEFA dhe tregon të gjithë rrugën e ndjekur nga Skënderbeu për të apeluar vendimin. 

Shkresa zyrtare: 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit