Legjenda e Milanit përulet përpara varrit të Fadil Vokrrit. “Ishim shumë miq!”

14 Tetor 2019
17:49
back button

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e rëndësishme ndaj Malit të Zi në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve Euro 2020 dhe delegacioni malazez, me në krye presidentin e federatës, Dejan Savicevic, ka përfituar nga rasti për të nderuar edhe figurën e ish-kreut të FFK, Fadil Vokrri.

Ai ka shkuar të vizitojë varrin e ish-presidentit të federatës kosovare të futbollit, me të cilin ka qenë shumë mik. Më pas, ata kanë drekuar edhe me krerët e futbollit në Kosovë.

“Nuk pata mundësinë që të marr pjesë në varrimin e Fadil Vokrrit, por sot pata shansin që të vij të vizitoj varrin e tij. Ishim shumë miq dhe kemi punuar mirë bashkë. E kisha të vështirë ta besoja atë që ndodhi. Do të ishte i lumtur nëse Kosova do të arrinte rezultate të rëndësishme. Kështu e ka jeta”, u shpreh ish-legjenda e Milanit për “Lajmi.net”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit