Leonard magjik për Clippers që mposht Denver, ekipi i Detroit triumfon në New York

22 Prill 2025
8:16
Telesport
back button

Skuadra e Clippers fitoi 105-102 ndaj Denver në fushën e këtij të fundit, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë u dallua Kawhi Leonard, autor i 39 pikëve. Për Denver, dyshja Jokic-Murray realizoi 49 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Barazohet 1-1 seria e ndeshjeve çerekfinale edhe në sfidës mes New York e Detroit, me këtë të fundit që fitoi 100-94 në shtëpinë e nju-jorkezëve.

Edhe kjo sfidë pati rivalitet deri në fund, ku për Pistons u dallua Cade Cunningham me 33 pikë e 12 rebound. Jalen Brunson realizoi 37 pikë për New York, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami, (1-0)

(2) Boston – (7) Orlando, (1-0)

(3) New York – (6) Detroit, 94-100 (1-1)

(4) Indiana – (5) Milwaukee, (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis, (1-0)

(2) Houston – (7) Golden State, (0-1)

(3) Lakers – (6) Minnesota, (0-1)

(4) Denver – (5) Clippers, 102-105 (1-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit