Liga Unike/ Flamurtari fiton “derbin” ndaj Tiranës, skuadra e Partizanit humbet në shtëpi

15 Janar 2026
11:16
Telesport
back button

Liga Unike në basketboll për femra ka luajtur këtë mesjavë ndeshjet e radhës, një edicion paksa i rrëmujshëm në lidhje me sfidat që luhen pa një kalendar të mirëpërcaktuar.

Gjithsesi, në Vlorë, Flamurtari vendës fitoi 74-71 ndaj Tiranës, në një përballje të ekuilibruar shumicën e kohës. Brisker me 21 pikë e Gedeon me 18 pikë u dalluan për vlonjatet, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Baughman për bardheblutë.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Peja fitoi 97-63 ndaj Partizanit, duke kryesues renditjen provizore. Një ndeshje e dobët për vajzat “e kuqe”, ku mungoi lojtarja-lider.

Liga Unike-Femra, raundi i 3-të

Flamurtari – Tirana, 74-71

Partizani – Peja, 63-97

Bashkimi – Prishtina, 61-65

Renditja: Peja 7 pikë, Bashkimi 5 pikë, Prishtina 4 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë, Flamurtari 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit