Luftëtari në ajër, senatori konfirmon largimin nga klubi

17 Qershor 2019
14:36
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari është krejtësisht i copëtuar. Klubi bluzi ka përjetuar largime të shumta dhe pjesa më e madhe e titullarëve ka lajmëruar largimin. 

I radhës që tregon se nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e gjirokastritëve është, Oltion Rapa. U mendua se 29-vjeçari do të vazhdonte me skuadrën gjirokastrite, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ai njoftoi largimin nga qyteti i gurtë pas 4 sezonesh.  

Njoftimi  – "Si çdo fillim ka dhe një fund. Ndaj dhe sot ka ardhur momenti, pas 4 vitesh të mrekullueshme dhe të paharrueshme si lojtar i Luftëtarit ku ka qenë një privilegj dhe nder që kam veshur dhe luftuar për atë fanellë. Ndaj para se të them mirupafshim.

"Doja të falënderoja së pari presidencën, gjithë stafet teknike që kam punuar, pa përjashtim gjithë çunat e gjithë këtyre viteve që kemi punuar së bashku si një familje e madhe, dhe gjithë tifozerinë e mrekullueshme të Luftëtarit që na kanë mbështetur në çdo moment dhe duke lënë shumë miq të veçantë dhe shumë kujtime të bukura në jetën time. Faleminderit Gjirokastra”, – shkruhej në postimin e Rapës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit