Mehmeti “driblon” objektivat: Të fitojmë ndeshjen e radhës…

21 Janar 2022
13:32
Alfred Lleshi
back button

Dritan Mehmeti e nisi me fitore aventurën si trajner i Partizanit. Egnatia ishte “kurbani” i tij për startin pozitiv. Nesë do të ketë përballë një tjetër skuadër që Lufton për mbijetesë, Kastriotin. Njëshi i pankinës së kuqe doli në konferencë për shtyp, ku u shpreh.

Fitorja me Egnatian?
Çdo ndeshje ka një histori më vete. Mënyra se si e interpretuam pjesën e parë të takimit ndaj Egnatias u ndikua nga pushimi, pasi skuadra kishte një periudhë që nuk luante ndeshje zyrtare. Ekipi vinte nga një ngërç psikologjik. Jemi munduar që së bashku me skuadrën ta analizojmë ndeshjen me Egnatian, pavarësisht se arritëm një fitore duhet të nxjerrim edhe mësime, sepse nuk e kemi interpretuar ashtu siç duhet. Gjithsesi skuadra tregoi forcë karakteri në pjesën e dytë dhe arritëm që të të hynim në ritmin e duhur dhe filozofinë që unë kërkoj dhe që i shkon për shtat Partizanit.

Aspekti psikologjik?
Gjithmonë rezultati pozitiv të jep një bonus emocional dhe entuziasëm brenda grupit. Megjithatë ne duhet të jemi me këmbë në tokë sepse skemi bërë asgjë, thjesht dhe vetëm detyrën. Skuadra është përgatitur me ritmin e duhur, e kemi vlerësuar maksimalisht ekipin e Kastriotit, sepse vjen nga një fitore e merituar ndaj kampionëve në fuqi, Teutës. Nesër duhet të jemi shumë seriozë dhe konkretë, pasi çdo ndeshje ka vështirësinë e saj. Kastrioti ka ndryshuar jo vetëm në stafin teknik, por edhe në lojtarë, ka ndryshuar edhe filozofinë e lojës. Gjithsesi, ne jemi Partizani dhe do bëjmë maksimumin që të marrim fitoren.

Largimi i Mustës?
Për pjesën e kampionatit që ka kaluar, klubi ka zhvilluar një analizë të hollësishme dhe kemi arritur në konkluzione që disa lojtarë nuk kanë dhënë atë që pritej. Ky është një vendim i klubit për të mos qenë më pjesë e Partizanit.

Kallaku, a do të ketë minuta ndaj Kastriotit?
Kallaku është një lojtar, cilësitë e të cilit dihen. Ai është integruar shumë mirë me grupin dhe ka marrë pjesë rregullisht në të gjitha seancat stërvitore. Mendoj që nesër do të jetë pjesë e formacionit, por ende nuk kemi vendosur nesë do ta nisë nga fillimi apo jo.

Merkatoja?
Duke patur parasysh merkato e janarit, ajo nuk ofron shumë elementë dhe është e vështirë të gjesh lojtarin që kërkon. Megjithatë, klubi gjatë gjithë kohës po punon për të gjetur një sulmues.

Objektivat e Partizanit?
Çdo fitore ka rëndësinë e saj. Unë mendoj që shumë e rëndësishme për ne është ndeshja e radhës. Ky është edhe objektivi im kryesor. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, sepse për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme që të kapim ritimin e duhur. Pas çdo ndeshjeje duhet të bëjmë analizën dhe të nxjerrim gradualisht objektivin që ka skuadra.

A specifikohen objektivat në kontratën që keni me Partizanin?
Unë me Partizanin nuk para nënshkruaj kontrata, por kemi bërë një kontratë. Normalisht duke qenë pjesë e Partizanit dua ta shoh sa më lart. Ajo që më kënaq për momentin është të fitojmë nesër.

Gjendja e Skukës?
Skuka ka patur një kontraktim muskulor që ka ardhur si pasojë e ngarkesave të larta fizike. Ai është një lojtar që jep gjithmonë maksimumin . Mendoj që është rikuperuar në masën 80% .Unë do konsultohem edhe me stafin mjekësor që të dalim në një vendim përfundimtar nëse mund të jetë apo jo i gatshëm për nesër.

Shkurtaj?
Unë do të doja të kisha një sulmues, Shkurtajn apo dikë tjetër. Na duhet një sulmues që të jetë pikë referimi. Unë nuk fokusohem shumë tek emrat, por te pozicioni, mënyra dhe filozofia që kam për Partizanin. Kemi vëzhguar shumë lojtarë me stafin në këtë periudhë merkatoje.

Dajan Shehi?
Shehi është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ka bërë mirë në pjesën e parë të kampionatit. Ekipi ka nevojë për shumë element, sepse konkurenca rrit cilësinë. Te Partizani duhet patjetër që çdo lojtar në aspektin psikologjik ta ndjejë fanellën dhe të japë gjithmonë maksimumin. Pa dëshirë ne nuk mund të mbajmë asnjë lojtar.

Partizani bën përforcimin e radhës, rrëmben mbrojtësin 22-vjeçar

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit