Miami fiton dhe siguron fazën play out, ja renditja e skuadrave në të dyja Konferencat

8 Prill 2025
8:11
Telesport
back button

Miami fitoi 117-105 ndaj Philadelphia dhe rikthehet te suksesi në NBA, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në play out. Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 46 pikë, ndërsa 58 pikët e dyshes Walker-Grimes për miqtë mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 127-117 Detroit jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e Zach LaVine, që realizoi 43 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Sabonis me një “triple double” (19 pikë, 15 rebound e 10 asist).

Ajo që bie në sy është se në Konferencën e Lindjes është se janë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej. Ndërkohë që, zyrtarisht janë eliminuar nga gara për titull Toronto, Brooklyn, Philadelphia, Charlotte dhe Washington.

Më e fortë beteja në Perëndim, ku të eliminuara janë Portland, San Antonio, New Orleans e Utah Jazz. Beteja vazhdon si për një vend direkt në fazën play off ashtu dhe për një vend në play out, ku luajnë ekipet e vendeve 7-10.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit