Milani e largoi si të padisiplinuar, lojtari drejt transferimit te Monaco

16 Gusht 2019
18:05
Telesport
back button

Mesfushori francez Timoue Bakayoko mund të rikthehet në vendlindjen e tij sezonin 2019-2020. Sipas të përditshmes britanike, “The Sun”, 24-vjeçari në pronësi të Chelsea është pranë nënshkrimit të një kontrate huazimi me skuadrën e Monaco, ekip ku ka luajtur edhe më parë.

Lojtari ka luajtur i huazuar me Milanin sezonin  e fundit (42 ndeshje dhe 1 gol), por u largua nga kuqezinjtë për shkak të konflikteve të shpeshta që kishte me klubin, si i padisiplinuar. Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2022 me Chelsea, ekip ku nisi stërvitjen në korrik.

Gjithsesi edhe trajneri Frank Lampard nuk e pëlqen lojtarin, duke dhënë “OK”-in e tij për largimin e mesfushorit, sërish në formë huazimi. Duket se edhe vetë Bakayoko është dakord për këtë rikthim, duke qenë se te Monaco ka kaluar një periudhë të mirë.

Mesfushori ka luajtur 92 ndeshje dhe realizoi 5 gola me Monaco në sezonet 2014-2017 dhe më pas u transferua për 40 milionë stërlina te Chelsea. Para se të marrë vendimin përfundimtar, lojtari është duke pritur për një ofertë më të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit