Mjaftojnë 3 javë kampionat, ekipi kosovar largon trajnerin

2 Shtator 2019
13:01
back button

Mjaftojnë 3 javë për të larguar trajnerin e parë në Kosovë. Vushtrria ka pushuar nga puna teknikun Bekim Shotani. Ky i fundit e mori ekipin pas largimit të Samuel Nikajt dhe mori dy humbje dhe 1 barazim në 3 javët e para. 

Një mbledhje e shpejtë e drejtuesve të Vushtrrisë ka bërë që tekniku të largohet nga detyra e trajnerit. “Ju njoftojmë se pas mbledhjes së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, – shkruhet në njoftim. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit