Momenti kur Kosova bën Tiki-Taka ndaj Anglisë, Celina desh shënoi golin e vitit (VIDEO)

11 Shtator 2019
17:54
back button

Kosova u tregua e brishtë në disa momente ndaj Anglisë, duke e shfaqur mungesën e eksperiencës dhe lojën e vet sulmuese, që solli pësimin e 5 golave në 45 minutat e para.

Gjithsesi loja e tyre ka qenë e bukur dhe e këndshme për t’u para, aq sa në pjesën e dytë arritën të shënojnë dy herë, madje 4 minuta para fundit desh shënuan edhe të katërtin me anë të Bersant Celina.

Kombinime të shkëlqyera të lojtarëve Dardanë, që e nisën në mbrojtje, duke pasuar shpejt dhe saktë, aq sa lojtarët anglez mbeten të shastisur dhe pa arritur të prekin topin.

Në fund është Celina që lëshon një gjuajte të bukur nga jashtë zone, por për fatin e tyre të keq topi kalon ngjitur me shtyllën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit