Monaco sqaron, duke mashtruar: Andre Silva nuk ka dëmtim, ja ç’do bëjmë tani!

2 Gusht 2019
16:16
back button

Andre Silva u paraqit në zyrat e klubit të Monaco, aty ku iu nënshtrua edhe vizitave mjekësore, sespe Milani kishte akord me klubin francez për shitjen e tij.

Gjithsesi operacioni dështoi në momentet e fundit, teksa në media qarkulluan informacionet se sulmuesi portugez nuk kishte kaluar testet mjekësore, gjë që sot u hodh poshtë nga CEO i Monacos, Oleg Petrov.

“Transferimi i Andre Silva dështoi për shkak të mosmarrëveshjes ekonomike mes klubeve, jo për shkak dëmtimi. Aktualisht nuk ka asnjë negocim po shohim për opsione të tjera”, tha përfaqësuesi i klubit francez për mikrofonat e “AFP”.

Kjo deklaratë mbetet një flluskë sapuni, sa për të iu hedhur hi syve njerëzve, sepse Milani dhe Monaco nëse nuk do të kishin akord financiar, lojtari nuk do të kishte udhëtuar nga SHBA-të drejt Francës, aty ku kreu edhe vizitat mjekësore, e aq më tepër që agjenti i 23-vjeçarit, Jorge Mendes ka ndikim absolut tek klubi nga Principata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit