Monaco zyrtarizon ish-mesfushorin e Milanit dhe largon Falcao-n

31 Gusht 2019
23:00
back button

Tiemoue Bakayoko është zyrtarisht lojtar i Monaco. Mesfushori është lënë në huazim të thjeshtë për një sezon nga Chelsea, teksa dëshira e tij për t’u rikthyer tek Milani dështoi.

Ndërkohë klubi francez është duke punuar për të përfunduar detajet e kalimit të Radamel Falcao te Galatasaray. Sulmuesi kolumbian pritet të shitet tek klubi turk, duke qenë se ka vetëm një vit nga kontrata e tij.

33-vjeçari e ka arritur prej ditësh marrëveshjen me Galatasarayn dhe tani pritet që klubit të përcaktojnë detajet ekonomike të transferimit, këtë e konfirmoi publikisht edhe klubi turk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit