Muriqi drejt Serie A? Agjenti zbulon dëshirën e sulmuesit!

1 Prill 2020
20:01
back button

Vedat Muriqi mund të ishte larguar në merkaton e janarit nga skuadra e Fenerbahces por asnjë ofertë nuk kënaqi kërkesat e klubit turk, që megjithatë ende ka ndër mend që ta shesë për të arkëtuar. Disa klube bënë sondazhe, sidomos pasi e panë me kombëtaren e Kosovës duke shkëlqyer.

Por, nëse Premier League u duk kampionati më i interesuar, agjenti i tij Haluk Canatar foli për mediat italiane dhe tha se “me siguri ai është një lojtar që ka treguar veten dhe që po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha, ka negociata, ne do të shohim se si do të shkojnë, pa shkuar shumë larg”.

Sa i përket interesimit të Premier, shtoi se “nuk është i sigurt transferimi aty. Në të vërtetë, mund t’ju them se tani përparësia e tij do të ishte të luante në Itali. Po ashtu për një faktor kulturor nëse duam: ai është kosovar, dhe rrjedhimisht shqiptar me origjinë. Në këto ditë të vështira, ne kemi parë se sa e ngushtë është lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit