Nations League: Belgjika siguron Final Four me “poker”, Anglia e “fëmijëve” shkëlqen kundër Islandës (Video)

18 Nëntor 2020
22:41
Denis Hakanaj
back button

Belgjika ka arritur të kualifikohet në Final Four të Nations League pasi ka mundur 4-2 Danimarkën në shtëpi.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Romelu Lukaku, autor i dy golave në mbrëmjen e sotme.

Fitore edhe për Anglinë, që e ka mbyllur Grupin 2 të Ligës A në vendin e tretë me pikë të barabarta me Danimarkën.

Anglezët kanë luajtur me katër lojtarë Under 21 (Saka, Foden, Rice dhe Mount) në formacionin titullar për herë të parë që nga nëntori i 1959-ës.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Wembley ka qenë Phil Foden, që ka shënuar dy gola. Islanda e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhe të marrë nga Saevarsson në minutën e 54-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit