“Nations League”, Itali-Spanjë në gjysmëfinale. Mancini “vë bast” për fitoren  

4 Dhjetor 2020
11:36
Alfred Lleshi

Axurrët e Mancinit do të luajë kundër Spanjës më 6 tetor, në Milano. Belgjika dhe Franca do të takohen të nesërmen në Torino. Ky është verdikti i shortit për “Final Four” të Ligës së Kombeve. Roberto Mancini komentoi shortin: “Do të jetë një ‘Final Four’ i mirë. Do të luajnë katër ekipet kombëtare më të mira në Europë tani, kështu që do të jetë kënaqësi, por ne do të fitojmë. Spanja është e mirë, por Franca dhe Belgjika, gjithashtu, do të kishin bërë mirë. Unë nuk kisha preferenca, të gjitha ato janë ekipe kombëtare shumë të forta.

Spanja ka pasur disa lojtarë me përvojë dhe të fortë si Sergio Ramos, ka arritur të bashkojë një ekip kombëtar shumë të fortë, me një lojë më vertikale se në të kaluarën, por ende shumë teknike, me reparte të shpejta që japin paparashikueshmëri. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Qëllimi është të përmirësohemi më tej, sepse nuk kemi qenë ekipi i parë ose i dytë kombëtar në botë për shumë vite dhe duam të kthehemi atje.

Franca dhe Belgjika janë më përpara: njëra ka fituar Kupën e Botës, tjetra është në krye të renditjes së FIFA-s. Ne dhe Spanja jemi ekipet kombëtare që kemi ndryshuar më së shumti, por për disa vite jemi përsëri të fortë. Çfarë ndjenje kanë të tjerët për Italinë? Unë mendoj se e njëjta, që kishte Hollanda, e cila erdhi për të luajtur ndaj nesh me kundërsulm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit