Gjithçka po shkon mrekullisht për Liverpool këtë sezon, që po udhëheq si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Klubi anglez, së bashku me trajnerin Arne Slot, po i japin prioritet absolut luftës për titullin e kampion dhe në fundjavë do të përballet me një Manchester City të shpërfytyruar.
Në rast fitoreje “reds” do të shkonin në 11 pikë epërsi ndaj kundërshtarëve. Cody Gakpo, për këtë përballje direkte me rivalët tha: “Është një mundësi e madhe kundër një ekipi shumë të fortë, një nga më të mirët në Evropë, që ka dominuar shumë ndeshje në vitet e fundit”.
“Kjo është një mundësi e mirë që t’u tregojmë atyre se për çfarë jemi krijuar dhe kjo është ajo që synojmë të bëjmë në fund, të arrijmë fitoren”, tha më tej holandezi, që ka shënuar 7 gola deri më tani këtë sezon.
“Natyrisht që jemi në një pozicion të mirë, nuk mund ta mohojmë këtë. Por mendoj se është ende herët të mendosh për titullin. Ne nuk po shikojmë shumë renditjen. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, por duhet të vazhdojmë të fitojmë për të qëndruar në krye”, the Gakpo.
Në fund, ai shtoi: “Nuk e lëmë veten të rrëmbehemi shumë nga situata, por jemi vërtet të fokusuar në ndeshjen e radhës dhe kështu do të jetë edhe tani”.