Ndryshime te Teuta, dy titullarë marrin letrat dhe i presin në Kosovë

26 Korrik 2019
14:40
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta u eliminua në turin e parë të Europa Leagues. Klubi durrsak nuk ia doli të kalonte me sukses Ventspilsin e Letonisë. Ata u larguan nga Europa dhe menjëherë kanë nisur ndryshimet e para në skuadër. 

Sulmuesi Tomislav Busic dhe Gerhard Progni janë larguar nga ekipi blu. I pari nuk ka arritur të bindë plotësisht presidencën durrsake, ndërsa i dyti preferon një skuadër tjetër. 

Telesport mëson se të dy janë në listën e dëshirave të Gjilanit. Trajneri Gentian Mezani i do të dy lojtarët, ndërsa i ka parë dhe nga afër me drejtorin e klubit në ndeshjen e dytë të Europa Leagues kundër Ventspilsit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit