Në Francë duan yllin e kombëtares së Kosovës!

10 Janar 2019
22:11
Anton Cicani
back button

Ka rënë në sy sidomos me fanellën e Kosovës, mes golave të shënuar dhe faktit që i udhëhoqi në rezultatin historik duke e çuar në finalet e Ligës së Kombeve dhe në vend të parë në grupin e saj.

Po flasim për futbollistin e Heerenveen, Arbër Zeneli, për të cilin tashmë interesimet vijnë nga çdo anë. Në Holandë, deri tani është autor i plot tetë asisteve dhe 3 golave. Tashmë, në gjurmët e tij ka rënë skuadra e kampionatit francez, Strasbourg. Por, për të siguruar shërbimet e fantazistit duhen 3 milionë euro, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2020 me Heernveen që e bleu në Suedi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit