Një muaj pa fitore në kampionat, Maresca pranon: Janari ka qenë një katastrofë për Chelsea

20 Janar 2025
13:32
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, tha në prag të ndeshjes kundër Wolves se janari ka qenë një katastrofë për klubin për sa i përket rezultateve, që sipas tij kanë ardhur edhe për shkak të spekulimeve të merkatos. Një numër lojtarësh janë lidhur me largime të mundshme, ndaj trajneri italian është i shqetësuar se kjo po ndikon në fokusin e tyre.

Në fushë, sigurisht që do të doja të fitoja më shumë ndeshje, por jemi mirë pavarësisht se në ndeshjet e fundit kemi arritur shumë barazime apo përmbysje nga rivalët në minutat e fundit”, tha Maresca, skuadra e të cilit nuk ka fituar një ndeshje në Premier League që nga 14 dhjetori.

Jashtë fushës po ndodh një katastrofë sepse kaq shumë zhurma të merkatos që nuk mendoj se na ndihmojnë. Kjo gjë normalisht nuk ndihmon asnjë klub. Kjo vlen për çdo klub, çdo trajner. Nuk është e lehtë sepse edhe nëse mendon se lojtari mund të fokusohet te ndeshja në fund të fundit është një qenie njerëzore”, shtoi Maresca.

Ne duhet të përshtatemi pasi thashethemet e transferimit për lojtarët janë të shumta”, shtoi trajneri 44-vjeçar italian. Ben Chilwëell, Carney Chukwuemeka dhe Cesare Casadei u është thënë se janë të lirë të gjejnë klube të reja këtë muaj. Mbrojtësi Renato Veiga u raportua se ishte në diskutime me Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit