Një talent nga Kategoria e Parë për Skënderbeun, Takaj godet sërish

18 Gusht 2019
14:15
back button

Skënderbeu do të ndërtojë një ekip me futbollistë të rinj dhe trajneri Ilir Daja e ka pranuar një sfidë të tillë nga presidenti Ardjan Takaj. Detyra është e vështirë, por numri një i stolit po sheh mundësitë që ofron tregu për të përforcuar skuadrën. 

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i mbrojtësit të djathtë Redon Dragoshi. Futbollisti i Erzenit dhe i Kombëtares U-20 ka lënë përshtypje të mira dhe presidenti Takaj mund të investojë tek ai. 

Ai ka qenë titullar fiks në Kategorinë e Parë duke luajtur 22 ndeshje si titullar dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. 19-vjeçari ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës dy herë. Dragoshi do të provojë eksperiencën me korçarët dhe të luajë në Superiore. Marrëveshja është shumë afër mes palëve.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit