“Nuk e shes as për 30 milionë”, – presidenti i mbyll derën shqiptarit

13 Shtator 2019
15:23
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Vedat Muriqi ka fituar vëmendjen e shumë klubeve në Europë. Lojtari i Fenerbahçes po ndiqet nga Tottenhami që kishte dërguar skautë në sfidën e Kosovës kundër Anglisë. Ai la shije të mirë, por transferimit të tij ia ka mbyllur derën presidenti i klubit Ali Koç. Numri një i klubit mendon se më e mira nga Muriqi nuk ka ardhur ende. 

“Ende nuk është shpalosur më e mira nga Muriqi. Unë mund ta shes për 30 milionë euro, por nuk do e bëj. Nuk e blemë për ta shitur. Ai do të luajë të paktën 2 vite me këtë klub dhe do të bëjë gjëra të mira. Muriqi po luan në një klub shumë të madh”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit