Nuk kanë fund largimet, Luftëtarit merr goditjen e radhës

19 Maj 2019
12:11
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari është krejtësisht në ajër, pas largimit të trajnerit Julian Ahmataj dhe dy titullarëve Albano Aleksi dhe Jackson. Vendime të papritura që kanë ndikuar në atmosferën në skuadër, por nuk ndikojnë te fatet e kampionatit, pasi Luftëtari tashmë është 5 pikë larg Tiranës dhe 6 larg Kastriotit. Objektivi kryesor i mbijetesës është arritur dhe bluzinjtë tashmë mund të përgatiten për sezonin e ri. 

Ndryshimet do të jenë të mëdha dhe i radhës që është larguar është drejtori sportiv Gentian Nora. Ky i fundit me anë të një statusi në "Facebook" ka dhënë shenja lamtumire. Zyrtari i bluzinjëve ka treguar një nuhatje të madhe për talentet, pasi ka marrë Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun te Luftëtari. 

Njoftimi  – “Një aventurë plot emocione vuajtje dhe sakrifica, një sipërmarrje e vështirë. Sa e sa net pa gjumë, mërzi, por ne fund ja vlejti. OBJEKTIVI I REALIZUAR! Falënderoj gjithë FK Luftëtari për bashkëpunimin në realizimin e këtij objektivi. Uroj dhe gjithë tifozët shikim të mbarë dhe të shijojnë përsëri Luftëtarin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe të tjerë në vazhdim”, – shkruan Nora. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit