Osmani përshëndetet me Teutën, kthehet në Tiranë pas 8 vitesh

19 Korrik 2019
12:59
back button

Ndeshja kundër Ventspils ishte e fundit me fanellën e Teutës për Tefik Osmanin, pasi mbrojtësi veteran e ka mbyllur këtu aventurën e tij të tretë durrsake.

Një sezon si lider, me 29 ndeshje të plota në Superiore, por vetëm 19 minuta në Europa League, pasi 34-vjeçari korçar ishte praktikisht i larguar, duke gjetur marrëveshjen me Tiranën.

Një kthim në Tiranë pas 8 vitesh, sepse në sezonin 2010/11 Osmani ishte pjesë e bardhebluve, me të cilët ka pasur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë.

Sot korçari ka postuar një mesazh të shkurtër për përfundimin e aventurës tek Teuta: "Nuk mund të largohem pa falënderuar Presidencën, stafin teknik, në veçanti trajnerin Shkëmbi. Të gjithë lojtarët, sidomos ata më të vjetrit, dhe në fund Tifozët, që në çdo ndeshje më kanë mbështetur. Faleminderit për gjithçka".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit