Bologna-Napoli ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 31-të në Serie A. Vendasit janë në garë për një vend në Champions League, ndërsa napolitanët në garë për titullin.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti i pari golin në “Renato Dall’Ara” në minutën e 18-të, Frank Anguissa bëri gjithçka bukur dhe e finalizoi me sukses aksionin e nisur nga këmbët e veta. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin.
Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano do të gjentë golin e barazimit në minutën e 63-të me Dan Ndoye, i cili do të shënonte me finte pas asistit të bukur të Odgaard. Rezultati përfundimtar 1-1. SHIKOGOLAT
Një rezultat që kënaq më shumë Interin e vendit të parë dhe sigurisht Juventusin, Lazion dhe Romën që janë në garë për vendin e katërt. Napoli mbetet në vend të dytë me 3 pikë më pak se Inter, ndërsa Bologna të vend të katërt me 57 pikë, një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Juventus, i vendit të pestë.








