Përmbysi Kukësin, Ahmataj: “Mund të na hapin shumë punë, nuk është thënë ende e fundit!”

12 Maj 2019
19:48
back button

Fitorja shumë e çuditshme, por gjithashtu shumë me vlerë ndaj Kukësit në shifrat 3-2, dhe as epërsia me 5 pikë ndaj vendit të parafundit, aty ku renditet Kastrioti, nuk qetësojnë trajnerin e Luftëtarit, Julian Ahmataj. Ky i fundit, sikurse deklaroi në përfundim të ndeshjes ndaj verilindorëve, preferon t’i besojë matematikës.

“Një ndeshje shumë me presion, nga të gjithë faktorët, pasi përballë kishim një skuadër shumë të fortë, që ka një organikë që të sulmon dhe të vë në vështirësi. Ata janë të aftë të shënojnë nga çdo pozicion, pavarësisht se ti mund të marrësh masa. Këto 3 pikë ishin mjaft të rëndësishme, por matematika nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, ndaj nuk duhet të relaksohemi”, komentoi Ahmataj.

“T’i urojmë titullin Partizanit fillimisht, por kjo nuk do të thotë që ata do të vijnë për shëtitje në javën e fundit këtu. Na presin një ndeshje ndaj Skënderbeut dhe një ndaj Partizanit, dy ekipe elitare, që mund të na hapin shumë punë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit