Portieri hero, Monaco shkruan historinë

9 Janar 2019
22:31
back button

Skuadra e principatës, Monaco e udhëhequr nga Thierry Henry ka hyrë në histori, pasi ka arritur mbrëmjen e të mërkurës të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, për të të tretin vit radhazi, si ecuria më e mirë në të gjitha kohërat e ekzistencës së klubit. Ishte portiere Loic Badiashile ai që shënoi golin fitues në finale e një maratone penalltish kundër Rennes, për të siguruar kalimin në turin tjetër.

Ekipi i principatës realizoi arritjen historike pasi mbylli kohën e rregullt në barazim 1-1 ndaj Rennes, falë golit të barazimit të shënuar nga Rony Lopes në pjesën e dytë, përpara herozimave të Badiashile, i cili veç golit të fitores të shënuar në fund të maratonës së penalltive, pikërisht në tentativën e 22-të, kishte pritur më parë tre penallti të ekzekutuara nga futbollistët e Rennes. Ishte pikërisht portiere 20-vjeçar i Monaco, Badiashile ai që ekzekutoi penalltinë e 22-të, për të sigluar rezultatin e 11-metërshave në 8-7, duke kualifikuar skuadrën e principatës.

Historia bëhet akoma më domethënëse për faktin se portieri në fjalë, është futbollisti që pak ditë më parë, ishte protagonist i një incidenti. Në përfundim të konferencës për mediat, ku kishte dalë përkrah trajneri Henry, Badiashile pasi u ngrit nga karrigja u largua pa e pozicionuar atë në vendin e duhur, ndërkohë që pas tij, tekniku Henry, duke mos patur si të kalonte, i dha 20-vjeçarit një mësim. Legjenda e Arsenal dhe Barcelonës, preferoi që të thërriste publikisht futbollistin, i cili u kthye pas duke vendosur karrigen në vendin e duhur, për të hapur rrugën për trajnerin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit