Prezantohet si revolucionar, Mezani nis aventurën kosovare

21 Mars 2019
10:56
Eraldo Harlicaj
back button

Nëse në Shqipëri trajnerët i presin shumë pak dhe duan direkt rezultate, Kosova thyen rekord nga kjo pjesë. Ekipet kosovare nuk e mbyllin sezonin pa ndryshuar minimalisht 2 trajnerë. Nëse ndodh që një trajner ta nisë dhe ta mbarojë një sezon mund të festohet me krisma pushkësh si kur lind djalë. 

Klubet kosovare kanë hedhur sytë nga trajnerët shqiptarë në vitet e fundit. Disa kanë ikur dhe janë larguar pa lënë gjurmë, ndërsa disa të tjerë kanë lënë shije shumë të mirë. I vetmi që ka mbijetuar dhe po drejton tani është Mirel Josa. Tekniku shqiptar ka ekipin e Prishtinës dhe nuk po ka sukses këtë sezon. 

Atij do të bashkohet dhe një rival tjetër si Gentian Mezani. Ky i fundit ka gjetur akordin me klubin e Gjilanit dhe është prezantuar në mënyrë fantastike. Klubi kosovar e prezanton si revolucionar të futbollit shqiptar. "Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar. Pasi drejtoi Flamurtarin deri në fundin e edicionit Mezani i ndau rrugët me ekipin e fëmijërisë, derisa nga viti 2017 u bë pjesë e Laçit, ekip me të cilin shkruajti historinë.

"Mezani drejtoi Laçin për 31 ndeshje, me ç’rast arriti ta plasonte në finalen e Kupës së Shqipëris (1-0 humbje nga Skënderbeu) dhe arriti të siguronte pozitën e katërt njëherit siguroi edhe pjesëmarrjen ne Evropë për ekipin kurbinas.
Mezani në edicionin e fundit drejtoi ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës deri në janarin e vitit 2019", – shkruhet ndër të tjera në prezantimin e klubit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit