Priti penallti, Ruçi: Ja si e kuptova Prognin, me drejtuesit e klubit është çdo gjë “ok”

23 Shkurt 2019
16:38
back button

Shkëlzen Ruçi ishte heroi i Luftëtarit në takimin kundër Teutës. Portieri i gjirokastritëtve priti një penallti të durrsakëve, e cila mund të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes. Pas takimit, Ruçi ka folur për “Supersport”, duke u shprehur se e kishte menduar që do e priste një penallti dhe ajo erdhi ndaj Teutës. Ai tha gjithashtu se me ardhjen e Julian Ahmataj, gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa thekoi se dhe drejtuesit e klubit kanë bërë detyrën e tyre, duke lënë të kuptohet se lojtarët janë paguar.

"Nuk diskutohet që këtë vit do mbijetojmë, është çdo gjë “ok”. 

Me ardhjen e presor Julit janë rregulluar shumë gjëra. Edhe nga ana e drejtueseve është çdo gjë mirë. Në fazën e dytë është çdo gjë mirë. Ju e dini që në fazën e parë kemi pasur shumë probleme, por tani çdo gjë është rregulluar. 

Isha përball Prognit, e pashë që ai po shikonte në krahun tjetër, e prita deri në moment të fundit, ishte fat. Kemi marrë shumë penallti kundër dhe ishte dita që do e prisja. 

Sinqerisht, ishte një ndeshje shumë e fortë ndaj Teutës. Për mendimin tim është një ekip që duhet shpallur kampion. Fal zotit na shkuan gjërat mirë dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit"-tha ndër të tjera Ruçi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit