Reagon Luftëtari: Do të ketë masa, duhej të preknim historinë!

9 Maj 2019
10:50
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari ka reguar pas eliminimit ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 5-3. Një disfatë që nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të bluzinjëve që kanë shpërndarë dhe një deklaratë për medie. Ata paralajmërojnë masa për skuadrën, pasi donin të shkruanin historinë përmes Kupës së Shqipërisë. 

"Klubi i Futbollit Luftëtari është mjaft i shqetësuar lidhur me eliminimin e skuadrës nga Kupa e Shqipërisë dhe për më tepër me një rezultat që nuk i shkon përshtat ekipit tonë. Stafi drejtues është duke marre masat e nevojshme që paraqitje të tilla të mos kenë më vend te ne. Luftëtari do të bëjë një analizë të thellë për këtë humbje me këto shifra.

"Rezultatet e analizës dhe masat që do të merren do të bëhen publike në ditët në vijim. Luftëtari ishte në prag të historisë, pasi për ne finalja e Kupës së Shqipërisë do të ishte e para dhe për më tepër që Kupa ishte objektiv i klubit, si rruga e vetme që do ta çonte Luftëtarin sërish në Kupat e Europës.

"Mbetemi të vendosur që të sigurojmë matematikisht mbijetesën dhe më pas të analizojmë një sezon ku sigurisht meritonim më tepër. Luftëtari shumë shpejt do të jetë aty ku të gjithë e duam”, shkruhet në deklaratën që klubi gjirokastrite ka shpërndarë për mediat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit