Rrahmani kalon sot vizita mjekësore te Napoli, ja detajet e kontratës

17 Janar 2020
9:37
Alfred Lleshi
back button

Goditje në perspektivë për Napolin, ajo e Amir Rrahmanit, mbrojtësit kosovar, që konsiderohet zbulim i kësaj pjese të parë të Serie A me Verona, i aftë të marrë rezultate të rëndësishme, duke përmbysur të gjitha parashikimet fillestare. Siç është raportuar nga “Sky Sport”, klubet kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe tashmë, ditën e sotme, lojtari do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore në “Villa Stuart”. Verona do të marrë 14 milionë euro, ndërsa Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare për 1.8 milionë € në sezon. 

Sidoqoftë, aventura e re napolitane për ish-mbrojtësin e Partizanit do të fillojë vetëm gjatë verës. Deri në qershor, Rrahmani do të mbetet në Veneto, nën drejtimin e Juric, për të provuar të realizojë ëndrrën europiane me kapjen e vendit të gjashtë, që tani është vetëm katër pikë larg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit