Rashica shënon gol ndryshe dhe vendos rekord tek Werder Bremen (VIDEO)

18 Maj 2019
16:17
back button

Milot Rashica ka shënuar golin e avantazhit për Werder Bremen në sfidën e tyre të fundit ndaj RB Leizig, para tifozëve të tyre.

Sulmuesi i Kosovës, ndryshe nga herët e tjera këtë radhë ka realizuar nga 11 metrat e penalltisë. Ishte një faull brenda zone ndaj Osako dhe arbitri akordoi penallti.

Si për çudi i përzgjedhur për të ekzekutuar ishte Rashica, falë mungesës së Max Kruse. 22-vjeçari goditi saktë rrafsh me tokën, duke mos i dhënë mundësi portierit kundërshtar për ta pritur, edhe pse i kuptoi krahun.

Ky është goli i 9-të për Rashicën këtë sezon në Bundesliga, ku ka shërbyer edhe 5 asist. Me këtë gol Werder Bremen thyen rekordin e sezonit 1984-85 duke shënuar për 17 ndeshje radhazi në fushën e vet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit