Shansi i ri, rebeli i Kosovës shkon te gjiganti turk

8 Korrik 2019
13:28
back button

Donis Avdijaj tenton sërish të përmbushë pritshmëritë e mëdha rreth tij, sepse pas disa muajsh pa futboll bëhet gati të firmosë në kampionatin turk. 

Trabzonspori ka vendosur t'i japë një shans 22-vjeçarit, i cili në janar prishi kontratën me Willem II në Holandë.

Sjellja e tij ka qenë problemi madhor në çdo klub ku ka luajtur, sepse Avdijaj ka talent të jashtëzakonshëm dhe Shalke e vlerësoi 50 milionë euro, kur firmosi kontratë profesioniste me të.

22-vjeçari tashmë është në Trabzon dhe po bisedon me klubin e famshëm, ku luan edhe ish-sulmuesi i Partizanit Caleb Ekuban.

Trabonspor këtë vit do të luajë në Europa League, sepse problemet me Fair Play financiar për momentin janë shmangur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit