Shehi: Orari s’është i duhuri, nuk e kuptoj vendimin

3 Maj 2019
16:51
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu fitopi 2-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e javës që lamë pas. Ekipi korçar u rikthye te fitorja duke ndalur një nga ekipet më në formë të kampionatit. Skuadra e Orges Shehit do të luajë nesër ndaj Tiranës në "Selman Stërmasi". "Ujqërit e Dëborës" do të mundohen që të marrin maksimumin.

Numri një i stolit ende nuk e ka përcaktuar formacionin, madje Blerim Krasniqi dhe Otto John mund të luajnë së bashku në kryeqytet. “Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit. 

Skënderbeu nuk e ka të plotë grupin në sfidën kundër tiranës, pasi Dita dhe Radasi do të mundojnë. "Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Mungesat? Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin”.

Ndryshimi i orarit të ndeshjeve duket se nuk i ka pëlqyer askujt. Trajneri Shehi mendon se futbollistët do të jepnin maksimumin në orën 17:00. “Ndoshta është një vendim për shkak të rivalitetit në këtë fazë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Do doja të luanim minimumi në orën 17:00. Do mundohemi të përshtatemi dhe të japim më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit