Shkëmbi: Koha të flas me drejtuesit, duhet zgjidhje urgjente

6 Prill 2019
18:17
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ishte natyrisht i dëshpëruar nga humbja e thellë pësuar sot në Laç, në një ndeshje që ishte e disata ku Teuta nuk po bën atë që bënte deri në dhjetor.

Në "Gol pas goli" në Supersport Shkëmbi analizoi disfatën dhe paralajmëroi një takim me drejtuesit, duke lënë të mendohet edhe për ndonjë tërmet në stolin durrsak.

"Një humbje e thellë, që nuk ka nevojë për koment. Jemi në një moment të vështirë, ndoshta nuk po arrij t'i motivoj si duhet lojtarët.

"Arsyet e këtij momenti? Nuk e di, duhet të flas me drejtuesit për të gjetur zgjidhje, sepse është një ecuri mjaft zhgënjyese.

"Lojtarët me eksperiencë më ndjekin të gjithë. Disa prej tyre nuk janë në një moment të mirë, por kjo nuk do të thotë që kanë faj, apo bëhet fjalë për ndonjë tradhti. Duhet të japin më shumë, të gjithë, jo vetëm veteranët. Mund të kemi edhe ne si staf defektet tona, duke mos gjetur rrugën e duhur për të ruajtur ritmin e pjesës së parë të sezonit. Klubi ka qenë shumë korrekt dhe më ka ndihmuar shumë, ndaj them që duhet të flasim, sepse Teutën e konsideroj si shtëpinë time, gjë që vlente edhe kur isha futbollist".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit