Shkëmbi: Partizani na e bëri të lehtë, por nuk ka mbaruar

18 Maj 2019
19:16
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e pranon me qetësi se fitorja kundër Partizanit nuk do të ishte aq e lehtë në një moment tjetër. Për "Gol pas goli" në Supersport korçari vlerëson kampionët, ndërsa kërkon maksimumin në dy ndeshjet e mbetura të Teutës.

"Kryesorja është që morëm 3 pikët, kundër një Partizani pa shumë titullarë. Të jem i sinqertë, nuk do ishte kaq e lehtë nëse Partizani luante me formacion të plotë. Për fat të mirë, kundërshtari nuk kishte motivim dhe jemi të kënaqur, sepse erdhën disa rezultate që na vijnë për shtat në ndeshjet e tjera. Kemi edhe dy ndeshje, dy beteja, nuk ka mbaruar asgjë.

"Përshëndetja ndaj Partizanit para ndeshjes? Mendoj se kampionët duhen respektuar shumë, gjithmonë. Më pas, 90 minutat mund të jenë luftë e egër, por gjithçka mbetet në fushë. E respektuam Partizanin dhe ndoshta të gjithë duhet ta bëjnë, me çdo kampion.

"E ardhmja? Së pari të sigurojmë kualifikimin, më pas të mendojmë për pjesëmarrjen në kupat e Europës".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit