Shkëmbi: Ja çfarë nuk më pëlqeu nga skuadra

27 Gusht 2019
21:45
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e ka komentuar më keto fjalë barazimin 0-0 të marrë në transfertë kundër Tiranës në javën e dytë të kampionatit. Në intervistën e dhënë pas takimit për Supersport, ai ka thënë se:

“Jam i kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën si luajtëm. Në pjesën e parë, pas ndërprerjes, patëm disa probleme, por në të dytën luajtëm më mirë. Patëm raste ne, ashtu si Tirana që goditi traversën”.

“Do të kosha dashur që Nikaç të shënonte, sepse edhe në ndeshjen e parë humbi disa raste, por edhe sot humbi një rast të pastër. Ajo që nuk më pëlqeu më shumë ishte mungesa e besimit për të goditur Tiranën. Nëse do të kishim qenë më të qetë ose me më shumë eksperiencë, besoj se do t’i kishim ndëshkuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit