Skënderbeu i gjymtuar para Partizanit, dëmtohet edhe një lojtar tjetër

18 Janar 2019
9:26
back button

Superliga shqiptare rikthehet me 25 janar për fazën e tretë dhe hapet me sfidën Skënderbeu-Partizani që do të zhvillohet në orën 18:00 në Korçë.

Për këtë ndeshje trajneri Orges Shehi do të duhet të përgatisë formacionin me një sërë mungesash. Pas dëmtimit të Bregut, Demte dhe Bruno Lulajt skuadra afroi në grup të riun Kosta Vangjela, për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje.

Së fundi, është mësuar se sulmuesi Blerim Krasniqi ka lënë përgjysmë seancën e djeshme stërvitore për shkak të një problemi që ka patur. Mësohet se Krasniqi ka pësuar një tërheqje dhe rikthimi i tij në fushë do të duhet të presë të paktën dy javë.

Me këto dëmtime zgjedhjet e trajnerit Shehi për ndeshjen kundër “Të Kuqve” limitohen gjithnjë e më shumë nga të dëmtuarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit