Starova analizon derbin, por prezanton edhe problemin me tifozeritë

12 Dhjetor 2019
22:50
back button

Sulejman Starova, i ftuar në ABC Neës në emisionin “Pressing”, emission që transmetohet ccdo të hënë dhe të enjte, “prezantoi” derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, dy klube me të cilat ka luajtur dikur dhe të cilat i ka drejtuar.

“Ky derbi ka mbledhur shumë njerëz që deri dje kanë preferuar ta shohin ndeshjen në shtëpi ose te kafja. Sot, derbi e ka të garantuar spektaklin, edhe pse pa nivel teknik.

Janë shitur 14 mijë bileta, çfarë ka për të diskutuar këtu? Tirana preferon tribunën A dhe diagonal karshi. Kjo ka krijuar problemin më të madh me sigurinë, nuk ka forca që ta ruajë. Tirana e do karshinë diagonal, nuk e di, shikoni sa shumë afër që janë dy tifozeritë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit