Starton projekti “Daja 2”! Pas trajnerit, Skënderbeu zyrtarizon dy përforcimet

8 Gusht 2019
20:42

Vetëm pak orë pas prezantimit të trajnerit Ilir Daja, që ka rimarrë drejtimin e skuadrës së Skënderbeut, klubi korçar ka komunikuar afrimin e dy përforcimeve të kontigjentit për sezonin e ardhshëm.

“Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut”, citon komunikata e publikuar në faqen zyrtare të klubit bardhekuq.

 “Enea Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1. Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone. Ish lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen”, përfundon njoftimi që zyrtarët e klubit korçar kanë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit