Super ndeshje dhe dy gola, ylli i Kosovës çmendi “scout” të Premier League! Lazio fërkon duart (VIDEO)

11 Shtator 2019
12:06
back button

Angli-Kosovë nuk ishte thjesht një ndeshje spektakolare, me tetë gola, dy penallti, emocione pafund dhe super atmsoferë, por edhe mundësia që futbollistët e drejtuar nga Bernard Challandes të “pozonin” në një vitrinë ndërkombëtare të rëndësishme.

Në “St Mary Stadium” të Sauthemptonit, në tribunë, ishin të vendosur shumë scout dhe menaxherë të fuqishëm futbollistësh. Mes tyre, Tottenham, që sigurisht ka hedhur grepat te Vedat Muriqi, sulmuesi i Fenerbahces, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Londinezët mund të bëjnë një tentativë që në merkaton e janarit, edhe pse duhet një shifër e mirë për të arritur ta rrëmbejnë nga gjiganti turk, që pagoi thuajse 4 mln euro për ta siguruar, përfshirë bonuset. Edhe klube italiane kanë shfaqur interes, por Premier mbetet në krye.

Ashtu si mbetet në krye që në emrat e shënuar nga scout të ndryshëm është futbollisti i Lazios, Valon Berisha, i jashtëzakonshëm me dy golat e tij dhe me paraqitjen e zhvilluar. Kështu, Igli Tare ka fërkuar duart duke qenë se në janar, futbollisti që shumë pak aktivizohet te ekipi roman, mund të transferohet pikërisht në Premier League, pasi klube të vogla nuk do të kishin problem të paguanin kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit