Surpriza e Skënderbeut, Takaj marrëveshje me “dashurinë e vjetër”

27 Qershor 2019
19:24
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu momentalisht është në ajër, pasi e ardhmja përcaktohet nga vendimi i CAS. Presidenti Ardjan Takaj pret me padurim  datën 12 korrik, atëherë kur do të mblidhet CAS-i dhe do të merret vesh përfundimisht fati i korçarëve. 

"RTSH Sport" bën me dije se korçarët janë duke vepruar në merkato dhe synojnë portierin Enea Koliçi. Ky i fundit do të largohet nga Flamurtari pas një sezoni të mirë në aspektin personal, por zhgënjyer si ekip. 

33-vjeçari ka arritur akordin me presidentin Ardjan Takaj dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë pas vendimit të CAS-it me datë 12 korrik. Takaj nuk është i kënaqur nga paraqitja e Aldo Teqjes dhe Mario Dajsinanit, prandaj kërkon një emër si Koliçi, dashuri e vjetër e Skënderbeut. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit