Takaj nuk kursehet, superpremio për fitimin e Kupës

7 Maj 2019
11:06
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu nuk ka zhvilluar një sezon të mirë, pasi në kampionat ka dështuar dhe i vetmi objektiv mbetet Kupa e Shqipërisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale është humbur ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, ndërsa shpresohet që në takimin e dytë "Ujqërit e Dëborës" të arrijnë të kualifikohen. 

Presidenti Ardian Takaj nuk do ta mbyllë pa trofe këtë sezon dhe ka menduar që të motivojë futbollistët e tij me një premio të majme. Panorama Sport shkruan se drejtuesit korçarë kanë vendosur në dispozicion të skuadrës një premio prej 70 mijë eurosh në rast se fitojnë Kupën. 

Pozitat e klubit kampion në fuqi nuk janë të mira, pasi e ardhmja e tyre varet nga vendimi i CAS-it, ata janë të dënuar për 10 vite që të mos marrin pjesë në Kupat e Europës. Në rast se ky vendim mbetet në fuqi, drejtuesit do të rishikojnë pozitat e tyre, ndërsa në Korçë ka optimizëm se mund të fitojnë apelimin në CAS. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit