Talenti i Kosovës transferohet në Francë dhe gjen shokun e kombëtares!

20 Gusht 2019
16:45
back button

Sezonin e shkuar shkëlqeu te Lokomotiv Zagreb bashkë me Myrto Uzunin, por tashmë ka ardhur momenti të bëjë hapin e madh dhe të lërë Kroacinë. Bëhet fjalë për futbollistin 20-vjeccar, talenti i Kosovës, Lirim Kastrati, që sipas medieve franceze, ka arritur akordin me Reims.

Reims luan në ligën e parë franceze dhe aty aktivizohet edhe Arbër Zeneli, që gjithashtu luan me kombëtaren e Kosovës. Sezonin e shkuar, Kastrati realizoi 7 gola në 32 ndeshje, teksa u grumbullua edhe nga Challandes te Kosova.

Flitet për një transferim që Reims do t’i kushtojë 1-1,5 mln euro. Kontrata e futbollistit pritet të jetë për 4 vitet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit